Tiranë/ I fejuari i grabiti banesën motrës, vetëfijohet 17 vjeçarja

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg për një 27 vjeçar i cili akuzohet se ka grabitur banesën e motrës së të fejuarës. Ngjarja ka marrë përmasa tragjike pasi me arrestimin e tij nga policia e fejuara ka mësuar të vërtetën dhe është vetëhelmuar duke humbur jetën.

Grabitja e banesës së motrës së të fejuarës nga një 27 vjeçar në Tiranë ka marrë përmasat e një tragjedie pasi dyshohet se partnerja e autorit pasi ka mësuar të vërtetën është vethelmuar duke ndërruar jetë.

27-vjeçari Kristian Fusha doli sot (23 gusht 2022)  para gjykatës së Tiranës ku u vendos masa arrest me burg për akuzën e vjedhjes.

Ai ka pranuar krimin, ndërsa rezulton se për të njëjtën vepër penale të vjedhjes ishte proceduar edhe në vitin 2018.

Ngjarja u regjistrua më 14 korrik ndërsa 27 vjeçari u arrestua më 20 gusht teksa po vinte nga Mali i Zi. Nga dosja hetimore u mësohet se banesa e grabitur ishte e motrës së vajzës që Kristani kishte të fejuar dhe ku mesa ku banonte edhe e fejuara e tij.

Historia ka nisur me denoncimin e pronares së banesës, e cila në polici më 14 korrik 2022 në orën 19:00 ka kallëzuar për vjedhje. Ajo ka thënë se në banesën e saj ishin hapur dy kasaforta metalike, në të cilat kishte 500 euro dhe 60 mijë lekë, dy pasaporta dhe një sasi monedhash antike.

Më pas janë verifikuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë zbuluar Kristian Fushën me patericë të dalë nga banesa me një çantë shpine dhe një çantë dore. Kristiani ka pranuar krimin por ka treguar se i duheshin për këmbën e sëmurë, duhet të operonte.