Plumba tregtarit në autostradën Lezhë - Laç, dy pistat e hetimit

60 vjeçari Besim Zeneli mbeti i plagosur kur u sulmua me armë zjarri pas mesnate në dyqanin e tij të fruta perimeve në anë të autostradës Lezhë - Laç. Ai po merr ndihmë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që policia thotë se ka ndaluar një person të dyshuar si autor i ngjarjes.

Një 60 vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në anë të autostradradës Laç – Lezhë.

Ngjarja siç njofton policia u shënua rreth 25 minuta pas mesnate (23 gusht 2022)

Objektiv i sulmit ishte Besim Zeneli, banor i fshatit Shullaz të Kurbinit

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sic njofton policia ai po qëndronte pranë dyqanit të tij të fruta perimeve, në anë të rrugës kur u qëllua.

60 vjeçari mësohet se mori një plumb pistolete në bark dhe është sjellë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Plagosja e tregtarit, që pason një seri krimesh të rënda në zonën e Kurbinit vuri në alarm policinë e Shtetit dhe në zonë zbarkuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte.

Policia thonë se ka shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa thotë se po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plagosjes.

Hetimet për sulmin janë shtrirë në disa pista, mes të cilave edhe ajo e hakmarrjes, pasi dy vëllezërit e 60 vjecarit kanë qenë të përfshirë në një vrasje disa vite më parë.

Tentativa e grabitjes është një tjetër dyshim i policisë.