Partia e Lirisë tjetër dosje në SPAK: Kompania e incineratorit të Tiranës i dha hua punonjësit të saj

Toka e dhënë me koncesion për ndërtimin e incineratorit të fierit është dhënë me kredi prej kompanisë e tashmë rrezikon që ta marrin bankat.

Pavarësisht se pronësia ka qenë e shtetit, asnjë nga institucion nuk ka ndërhyrë, e sipas Silva Cakës janë 120 milion eurove te papaguara për të cilat rrezikohet nisja e sekuestrimit.

Caka: Sot Partia e Lirisë depozitoi pranë Strukturës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, 50 dokumente te cilat i ka bere publike ne deklaratat e strukturës Antikorrupsion. Ajo çka kemi vene ne dijeni SPAK sot është fakti sesi kompania koncesionare e inceneratorit te Tiranës, Integrated Energy BV SPV ShPK i ka dhënë një hua prej 500.000 euro një punonjësi e me pas i ka shitur dhe një toke ne vlere 19.550.000 leke. Me pas po ky punonjës i cili konsultohej nga kompania e Stela Gugalles, Consulting Se Partners aplikon dhe shpallet fitues i nje Granti prane AZHBR me fonde te Bashkimit Evropian ne vlerën 310.000 euro.

Sipas Cakës SPAK është vënë në dijeni për faktet skandaloze.

Caka: Një tjetër fakt i rëndë për të cilin e kemi vene në dijeni SPAK janë dhe disa kontrata kredie me një ekspozim total ne vlerën 16.000.000 euro qe shoqëria Integrated Energy BV SPV ka marre pranë bankave te nivelit te dyte duke lënë si kolateral jo vetëm te ardhurat nga kontrata koncensionare e inceneratorit të Tiranës por dhe 18.000 m2 toke ne pronësi te shqiptareve. Por nuk mjaftohen me kaq, fakti tjetër që SPAK administroi ishte kontrata e kredisë te marre me garanci sovrane dhe pse kjo kompani nuk e ka ndaluar ne asnjë moment aktivitetin e saj dhe gjate pandemisë se Covid -19. Te gjitha këto kredi sot qe flasim janë ne vonese dhe bankës i lind e drejta te sekuestroje te gjitha këto pasuri dhe kontratën koncensionare duke sjelle për pasoje zhdukjen e 120 milion eurove te paguara deri tani nga paratë e Shqiptareve.

Tashmë pritet që me rikthimin e prokurorëve të SPAK nga pushimet të rinisë dhe marrja në pyetje e personave që kanë dijeni mbi tre koncesionit.

Prej tyre vetëm Tirana ende nuk ka emra me të akuzuar konkret.

Caka: E gjitha kjo ndodhte me bekimin e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut dhe pse kishin filluar hetimet penale për ketë organizate kriminale. Një tjetër dokument shume i rëndësishëm është dhe transferta bankare e kryer ne 12.11.2021, ku kompania Integrated Energy BV SPV dërgon para ne Holandë te kompania meme.