Fier, prindërit kallëzojnë 72-vjeçarin për ngacmim seksual ndaj 2 vajzave të tyre të mitura

Një 72-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit pas një kallëzimi nga prindërit e dy vajzave të mitura në komisariatin e këtij qyteti.

Prindërit e kanë kallëzuar duke e akuzuar 72-vjeçarin për veprimet të turpshme dhe për ngacmim ndaj vajzave të tyre.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre." - njofton policia.