Ngecën 8 turistë, nga sot ndalohet hyrja në kanionin e Langaricës pa guida të licencuara

Pas ngjarjes së djeshme, ku mbetën të bllokuar 8 turistë të huaj, Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen në Kanioni i Langaricës në Përmet pasi tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët.

Të gjithë personat që vizitojnë zonën duhet të jenë të shoqëruar nga guida të liçensuara përndryshe nuk do të lejohen të vizitojnë Kanionin e Langaricës.