Ndodhi në lagjen "Ali Demi"/ I fejuari vjedh kasafortat në banesën e motrës së të fejuarës, ikën në Mal të Zi
Në gjykatën e Tiranës doli sot Kristian Fusha i cili akuzohet se ka vjedhur dy kasaforta në një banesë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua më 14 korrik ndërsa ai u arrestua më 20 gusht teksa po vinte nga Mali i Zi.
Nga dosja hetimore u mësua se banesa e grabitur ishte e motrës së vajzës që Kristani kishte të fejuar dhe ku duket se dhe ajo banonte aty
Historia ka nisur me denoncimin e e pronares së banesës e cila në polici më 14 korrik 2022 në orë 19:00 ka kallëzuar për vjedhje në banesën e saj të dy kasafortave metalike në të cilat kishte 500 euro dhe 60 mijë lekë, dy pasaporta dhe një sasi monedhash antike.
Më pas janë verifikuar kamerat e sigurisë të cilat kanë zbuluar Kristian Fushën me patericë të dalë nga banesa me një çantë shpine dhe një çantë dore.
Ai ka hipur në makinën të cilën ia kishin dhënë për ta përdorur dhe është larguar.
Si kishte ndodhur vjedhja?
Pas verifikimeve treguan që banesa e vjedhur ishte pikërisht banesa ku qëndronte me banim e fejuara e Kristian Fushës dhe poseidohej nga motra e saj. Pra dyshimet ishin që Kristian Fusha ndërsa ishte futur në banesën e të fejuarës ka vjedhur motrën e saj pa u vënë re nga ajo dhe pronarja sendeve të vjedhura.
I vodha për këmbën e sëmurë
Kristiani ka pranuar krimin por ka treguar “se i duheshin për këmbën e sëmurë, duhet të operonte dhe për këtë i duheshin para” mësohet nga hetimet
Më pas Kristianit i ka shkuar ndërmend që të vidhte dy kasafortt e vogla që kishte parë në banesën që kishte motra e të fejuarës. Ka hyrë në banesë, pa pritur derisa e fejuara S. të hynte në banjo dhe me shpejtësi ka marrë dy kasafortat, njërën e ka futur në çantën e shpinës, tjetrën në çantë dore dhe ka dalë pa I thënë gjë asaj.”
Po ashtu ka thënë se nuk i ka treguar shokut të vet Marjan Ndoja që e ka pritur në makinë që dhe dinte që ai do të takohej me të fejuarën.
Kristiani u shpall në kërkim dhe u arrestua në hyrje të territorit shqiptar më 20 gusht 2022 ora 17:35 ndërsa vinte nga Mali i Zi.
Cfarë I bëri paratë?
Grupi hetimor i ka treguar se paratë i kishte shpenzuar, pasaportat I ka hedhur dhe kasafortat i ka hedhur në koshin e plehrave në Shkodër.
Ndërkohë nga familjarët e vajzës mësohet se e fejuara e Kristianit, vetëm 17 vjeç ka vrarë veten me fostoksinë.
