Rama-Gegës: Napoleoni ishte 2 cm më i gjatë se ty, por 20 minuta më i ngadaltë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2022, 12:44
Kryeministri i vendit Edi Rama i ka dhënë Kordonit e Madh të Nderit atletes Luiza Gega e cila mori medaljen e artë në garën 3000 metra me pengesa.
Gjatë dhënies së kordonit Rama me batutë i tha Gegës së Napoleoni, krijuesi i këtij kordoni ishte 2 cm më i gjatë se ajo, por 20 minuta më i ngadaltë.
Rama: Edhe vetë Napoeloni që ishte themeluesi i kordonit të madh të nderit, nëse i besojmë arkivave, ishte 2 cm më i gjatë se ty, por 20 minuta më i ngadaltë se ty.
