Balliu: Nesër në orën 19:00 protestë përballë bashkisë së inceneratorëve që nuk ekzistojnë
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu shkruan në Facebook se të protestosh kundër Erion Veliajt është detyrim ndaj qytetit.
Ai shprehet se prej kohësh kjo bashki është në shërbim të pushtetit dhe jo të qytetit dhe qytetarëve dhe se këta të fundit vidhen nga bashkia.
Ai paralajmëron protestë ditën e nesërme në orën 19:00 përballë bashkisë së inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por për të cilët sipas tij qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë.
Balliu: Të protestosh kundër Veliajt është detyrim ndaj qytetit. Prej kohësh kjo bashki është në shërbim të pushtetit dhe jo të qytetit dhe qytetarëve. Prej kohësh kjo bashki vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar pallatet e pushtetarëve. Të bashkohemi nesër në orën 19:00 përballë bashkisë së inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por për të cilët qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë.
