EKSKLUZIVE/ Momentet kur 25-vjeçarja fundoset në pishinën në Dajt, shoqëruesi i saj doli nga uji dhe nuk ndërhyri

Ora News ka siguruar pamjet e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në zonën e Dajtit ku një vajzë 25 vjeçare rrezikoi të mbytej në pishinë. Pamjet e kamerave tregojnë se shoqëruesi i saj dhe vetë e reja po luanin në ujë në momentin kur ndodhi ngjarja. Stafi i lokalit i pyetur në polici ka shpjeguar se pishina ka qenë e mbyllur për shkak të orarit dhe motit me shi dhe se dy të rinjve iu ishte bërë i ditur ky fakt. (Video me poshte)

Këto janë momentet kur një vajzë 25 vjeçare rrezikoi të mbytej në një nga pishinat e zonës së Dajtit në Tiranë pasditen e të hënës.

Enkeleda Trungu  ndodhet në gjendje kome në spital pas ngjarjes në pishinë ku shoqërohej nga 32-vjeçari Orjon Mete.

Siç tregojnë pamjet, në orën 16.15 kur ndodhi ngjarja pishina ka qenë e mbyllur dhe në ujë apo në shezlonge nuk ka pasur asnjë person tjetër

Të pyetur nga policia, anëtarët e stafit u kanë thënë hetuesve se pishina ishte mbyllur për shkak të orarit dhe kushteve të motit që u shoqërua me reshje shiu në Tiranë pasditen e të hënës.

Punonjësit kanë shpjeguar në polici se djalit dhe vajzës u është shpjeguar se zona e pishinës ishte mbyllur, por ata kanë thënë se nuk do hynin në ujë, vetëm do të qëndronin disa minuta aty.

Pamjet tregojnë se Orjon Mete dhe 25-vjeçarja kanë zhytur dhe për disa momente duket sikur luajnë duke u fundosur në ujë sa njëri sa tjetri.

Më pas videot janë regjistruar momentin kur vajza mbetet në ujë dhe shoqëruesi i saj del në cep pishinë dhe fillon të thërrasë duke goditur bordurën.

Pas këtyre thirrjeve anëtarët e stafit kanë shkuar duke u hedhur në ujë ku kanë bërë nxjerrjen e trupit të 25-vjeçares e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Policia tha se ka shpallur në kërkim 52-vjeçarin Y. H. administrator i pishinës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Dosja është referuar në prokurori edhe për 32 vjeçarin që shoqëronte të renë, pasi nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.

Policia tha se ka shpallur në kërkim 52-vjeçarin Y. H. administrator i pishinës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Dosja është referuar në prokurori edhe për 32 vjeçarin që shoqëronte të renë, pasi nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.

EKSKLUZIVE/ Momentet kur 25-vjeçarja fundoset në pishinën

EKSKLUZIVE/ Momentet kur 25-vjeçarja fundoset në pishinën

EKSKLUZIVE/ Momentet kur 25-vjeçarja fundoset në pishinën


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.