Berisha në Dibër: Të reagojmë, ka shtrirë influencat më shumë se kurrë në Shqipëri!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të bëjnë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend.

Duke përkujtuar historinë e Shqipërisë, veçanërisht të Dibrës, Berisha paralajmëroi nga Homeshi i Bulqizës se Beogradi është rrezik për Shqipërinë pasi sipas tij ka shtrirë influencën më shumë se kurrë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në Inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës, nga ku nuk i ka shmangu deklaratat politike, duke theksuar se vendi veriu është i pasur me pasuri, po sipas tij qytetarët janë në varfëri e kjo për faj të politikës.

Berisha: Si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset. Është bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët.

Sali Berisha, foli sërish për influencat ruse dhe serbe, ndërsa tha se sot këto dy vende janë armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

Berisha: Pas largimit të armiqve shekullor, një armik tjetër është shfaqur dhe u përball me shqiptarët. Për fat të keq ky armik që është Beogradi e ka shtrirë influencën më shumë së kurrë në vendin tonë.

Berisha ishte ftuar nga komuniteti bektashi, për të marr pjesë në Inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës, do akt drejt besimit te Zoti, drejt besimit tek vlerat e bën njeriun më fisnik.