Rama “prish” gjuhën: Luiza parakumtesë e kundërt e Shqipërisë që predikojnë cinikët e talljetrapistët
Gjatë pritjes së modelistes së artë në 3000 metra Luiza Gega, kryeministri Edi Rama u shpreh se në vendin tonë ka edhe një komunitet që nuk e duron suksesin e tjetrit.
Ai tha se kur vjen puna tek suksesi u fol ehde për euro dhe financa, duke shtuar se në vendin tonë medalistët shpërblehen më shumë se vendet e tjera.
Ai shtoi se Luiza është një parakumtuese e një Shqipërie e kundërtët me atë që thonë dhe predikojnë cinikët dhe talljetrapistët me kombin dhe flamurin
Rama: Luiza është një parakumtuese e një Shqipërie e kundërtët me atë që thonë dhe predikojnë cinikët dhe më falni... talljetrapistët me kombin dhe flamurin, e çdo normë morale e tradite shqiptare.
Dua të sjell në vëmendje një pjesë brutale të komunitetit tonë që nuk e duron suksesin dhe nga ana tjetër, nivelin e urrejtjes për tjetrin, s’ka rëndësi nëse tjetri është i një ane tjetër politike, por e ka të atillë që do ta bëjë copë çdo gjë që është shqiptare, jo se nuk e do atdheun, por sepse nuk arrin dot ta kuptojë se atdheu nuk është vetëm i veti.
Kjo arrin kulmin që ne vend që të admirohet ana reale e suksesit që nuk ka të bëjë fare me financat dhe i kushtet, por me ndjekjen e ëndrrës deri në fund, shpotitet suksesi dhe flitet me euro, e flitet për vuajtje. Sot sportistët dhe Luiza shpërblehen në vazhdimin e një rruge të hapur prej kohësh. Ata shpërblehen më shumë se sa shumë vende të tjera më të suksesshme.
