Vau i Dejës/ Vrasja pas festës me muzikë live, tavolina e miqësisë kthehet në skenë krimi

Një 51 vjeçar u vra me armë zjarri në Shelqet të Vaut të Dejësit, nga shoku pas një konflikti të dyshuar nën efektin e alkoolit në lokalin e fshatit.

Agron Metushi, 51 vjeç, u vra nga Alfons Palushani 37 vjec,  tashmë në arrati

Festa me muzikë live dhe alkool përfundoi me breshëri kallashikovi në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau i Dejës.

Agron Metushi, 51 vjeç, banor i Shkodrës u vra me armë zjarri nga  Alfons Palushani 37 vjec, banor i një fshatit Stajkë.

Të dy kishin njohje me njëri tjetrin dhe ishin duke pirë alkool deri në orët e para të mëngjesit në lokal.

Për arsye që ende nuk janë sqaruar filluan të konfliktohen me fjalë dhe shkuan deri në ofendime!

Pas sherrit, Alfons Palushani doli nga lokali dhe iku drejt shtëpisë, ku mori kallashnikovin dhe u kthye pranë lokalit.

Aty ka pritur vrau Agron Metushin të dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në kohën kur ky i fundit po hipte në makinë.

Sipas policisë ishte ora 03 00 e mëngjesit të 23 korrikut.

Këto pamje të xhamave të thyer në lokal janë dëshmi e breshërisë së plumbave që kanë rrezikuar të shkaktojnë edhe viktima të tjera aksidentale, të pranishmit kanë qenë të shumtë.

Pas krimit, 37 vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe policia thotë se po punon për arrestimin e tij

Alfons Palushani ishte kthyer për pushime nga Anglia ndërsa Agron Metushi, njihej si tregtar në zone.