Rama: Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë, Luiza na dha imazhin e Shqipërisë që ia del
Gjatë pritjes së modelistes së artë në 3000 metra me pengesa Luiza Gega, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ndodh shpesh që vendi ynë të lërë pas Gjermaninë.
Ai tha se Luiza Gega Shqipërisë i dhuroi imazhin e një Shqipërie që ia del, me kokën lart mes të gjithë të tjerëve.
Rama: Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë. Para ca kohësh dikush thoshte jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot këtu në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë. Dhe tek adrenalina që gara prodhon për njerëzit, shteti kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivaliteti me sportin. Shteti ka kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivaliteti me sportin.
Sipërmarrja e saj është marramendëse. Kur mendojmë se çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del, me kokën lart me s të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 mln fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe që nuk prodhojnë asgjë.

