Ylli apel Ramës: Nxirri nga errësira bastet sportive, ato para nuk duhet t’ia lëmë rrugës

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, gjatë pritjes së modelistës së artë në 3000 metra Luiza Gega, i bëri apel Ramës që të hapen bastet.

Ai tha se duhet bërë një studim dhe një hartë për bastet, pasi paratë e kompanive nuk mund t’i lihen rrugës.

Ylli: Nxiri nga errësira kompanitë e basteve e jepja ato sportit që ne të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për ti bërë edhe më shumë në qytete të tjera të Shqipërisë. Pra ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Kërkojmë burme alternative që i merr errësira. Pse duhet të ndodhë kjo?

U bë mirë që u mbyllën kam qenë në parlament dhe kam votuar. Ishin bërë si kërpudha në mes të shiut. Por ka ardhur një moment që duhet bërë një studim një hartë. Zoti kryeministër ka e gjithë bota kompani bastesh. Po ne kaq të pasur jemi që këto para t’ia lëmë rrugës?

Kryemisnitri Rama në fjalën e tij nuk i është përgjigjur fare kërkesës së Yllit, por ka folur vetëm për atleten Gega dhe suksesin e saj.