Tiranë, 25-vjeçarja rrezikon mbytjen në një pishinë në Linzë, në spital në kujdesin e mjekëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 21:03
Një 25-vjeçare rrezikoi të mbytej sot në një pishinë në Linzë, në Tiranë.
"Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë" njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.
Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


