U qëllua me armë në dyqanin e tij, 60-vjeçari jashtë rrezikut për jetën tek Trauma, do pyetet nga policia

Besim Zeneli personi që mbeti i plagosur ditën e sotme (23 gusht) nga të shtëna me armë është jashtë rrezikut për jetën.

Plaga e armës së zjarrit e ka kapur në mënyrë tangente duke mos i rrezikuar jetën, ndërsa ai ndodhet në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia e cila ndodhet në ambientet e spitalit dhe do ta marrë në pyetje të plagosurin lidhur me konflikte të mundshme.

Pista kryesore ku po hetohet është për ndonjë konflikt të mundshëm të çastit lidhur me biznesin i tij ose edhe një konflikt pronësie.

Nga ana tjetër po vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë për të parë nëse kanë kapur autorin ose autorët e këtij krimi.