Gjendet pistoleta me të cilin u vra Madrid Ulqinaku, ishte hedhur në Shkumbin

Gjendet në Shkumbin arma me të cilën dyshohet se u vra Madrid Ulqinakut më 17 gusht 2022, ndërkohë që mbrëmjen e 22 gushtit u arrestua i dyshuari si autor i krimit Horgito Peqini, 18 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij.

Operacioni u kodua “The end” (fundi)

33 vjeçari, Madrid Ulqinaku mbeti i vrarë në trotuarin afër “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit dhe policia deri tani arrestoi 3 persona, Horgito Peqini, Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo.

Arma e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të u gjet pas kërkimeve intensive nga ana e policisë në shtratin e lumit Shkumbin, informoi sot policia e këtij qyteti.

Bashkë me armën u gjet dhe një çantë e vogël ku mendohet se ishte fshehur arma para se të hidhej në lumë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj 18 vjeçarit Peqini, dhe Sallufi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për këta shtetas, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, Madrid Ulqinakun mbrëmjen e datës 17.08.2022” informoi sot policia.

Eiden Dimo u arrestua më 18 gusht 2022 ndërsa me ndihmën e ndërmjetësimit të familjarëve u arrestuan më 22 gusht Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjendet pistoleta me të cilin u vra Madrid Ulqinaku, ishte hedhur në

Gjendet pistoleta me të cilin u vra Madrid Ulqinaku, ishte hedhur në
Pistoleta e gjetur në lumin Shkumbin