Oketa: Të mos u bëjmë gjyq publikë të huajve që u futën në uzina, por t'ia lëmë drejtësisë. Shqiptarët spiunohen nga militantët politikë
Ish-deputeti i PD Gazment Oketa, ka komentuar dy incidentet e ndodhura më 20 dhe 21 gusht në uzinat e Gramshit dhe Poliçanit, ku u arrestuan 7 të huaj.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Oketa tha këtyre individëve nuk duhet t’u bëjmë gjyq publik, ndërsa shtoi se këtë çështje duhet të ja lëmë policisë dhe organeve të drejtësisë të merren me hetimet për rastin në fjalë.
Gazment Oketa: Është një rast specifik, ku e mira do të ishte që qoftë politika, media t’i jepnin kohë vetes të reflektonin pak dhe të prisnin reagime nga organet shqiptare. Këtyre individëve të mos i bëjmë një gjyq publik por të ja lëmë policisë, t’i japë dhe përcaktimin nëse kanë qenë turistë të kujdesshëm apo kanë qenë në një mision specifik për të mbledhur atë informacion që organet përkatëse ta arrijnë ta zbërthejnë ashtu siç duhet. Kjo do të bënte dallimin e një shoqërie që synon të demokratizohet. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që jemi në një situatë që jo vetëm Shqipëria, apo rajoni por mbarë bota ndodhet në një situatë konflikti. Lufta ka shkundur themelet e gjithë arkitekturës së BE, sigurisht dhe të Ballkanit Perëndimor. Është normale që bashkë me të thatin digjet dhe i njomi.
Në fund fare përsa i përket arrestimit të rusëve do dalin dhe hetimet bazuar në prova dhe fakte dhe jo në perceptime.
Nisur nga reagimet e shumta për spiunazh në rastin e shtetasve rusë, Oketa u shpreh se shoqëria shqiptare është çdo ditë e spiunuar nga militant partiak.
Gazment Oketa: Shoqëria shqiptare është çdo ditë e spiunuar nga militant partiak, që spiunojnë ata që i shikojnë si pengesa që rrezikojnë pushtetin e tyre absolut Nëse duam të flasim për parime për spiunim duhet të jemi të ndjeshëm në të gjitha rrethanat.
Përgatiti Anila Kolgjini.
