Pelegrinazh në Tomorr/ Qindra besimtarë bektashian në teqenë e Abaz Aliut
Qindra besimtarë bektashianë duke kryer pelegrinazhin në Malin e Tomorrit në Berat. Festa e cila vijon përgjatë 10 ditëve të fundit të Gushtit, simbolizon sakrificën dhe besimin, ndërsa besimtarët shkojnë në teqenë e Abaz Aliut
Në Malin e Tomorrit po mbahet pelegrinazhi përvitshëm i besimtarëve Bektashian.
Qindra persona i janë drejtuar malit të shenjtë për të kryer ritualet fetare atje.
Besimtarët vizitojnë teqenë, dhe vijojnë me qirinj në duar në vendet e shenjta, ndërsa bëjnë sakrificë një kurban si simbol i larjes së mëkateve.
“Vij gjithmonë këto. Hedhim lekë, bëjmë kurban”
Qytetarët kanë ardhur edhe nga vendet e botës, vetëm për të kryer pelegrinazhin këtu.
“Është hera e parë që vij këtu. Vij nga Belgjika vetëm për këtë ditë. Presim qengjin, marrim dheun dhe e mbajmë në shtëpi për një vit dhe ndezim qirinj”
I pari i bektashianëve Baba Mondi veç fjalëve për Abaz Aliun, bëri thirrje edhe që luftërat të marrin fund, dhe arsye atë mbizotërojë mbi terrorin.
“Abaz Aliu mbetet një realitet i mrekullueshëm, i burrërisë përpara frikës, i jetës përpara vdekjes. Ju bëjmë apel qytetarëve kudo që janë të shmangin gjuhën kundër dhunës, t’i thërrasin arsyes njerëzore që kjo situatë të marrë fund sa më shpejtë."
Tradita për të vizituar Teqenë e Abaz Aliut dhe peligrinazhi 10 ditor në Tomorr tërheq qindra qytetarë edhe jo besimtarë.





