"Benz-i" nga Struga përplaset me një "Golf" në aksin Pogradec-Qafë Thanë, tre të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në afërsi të fshatit Piskupat.

Në aksidentin rrugor janë përfshirë automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Vasfi Ajredini, 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin Devis Spahi, 22 vjeç, nga Drithasi, Maliq.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja Suzana Ajredini 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve".

Mësohet se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën por gruaja nga Struga ka marrë plagë më të rënda.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

"Benz-i" nga Struga përplaset me një "Golf"

"Benz-i" nga Struga përplaset me një "Golf"

"Benz-i" nga Struga përplaset me një "Golf"