Kundërshtohet HEC-i në Madhesh/ Banorët akuzojnë kryetarin e Bashkisë Mat: Po na merr ujin
Projekti për ndërtimin e një hidrocentrali ka ngritur në protestë banorë të fshatit Madhesh në Bashkinë Mat. Ata akuzojnë direkt kryebashkiakun për projektin që sipas tyre u merr ujin dhe dëmton zonën ku jetojnë.
Banorë e Madheshit në Mat, kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një hidrocentrali në zonë.
“Që na marrin ujin, veç të na marrin dhe shpirtin”
Thonë se HECI u merr ujin që sipas tyre e kanë të lidhur me mbijetesën aty.
“Janë 10 mullinj që kanë blujt drithërat, kanë jetuar , me atë ujë, me atë bujqësi me ato kushte, dhe ti sot vjen mu marrë ujin, por jo mo zotëri.’
Banorët e Madheshit akuzojnë se pas Hecit është kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe i vëllai,
“Ata vetëm duan me marrë me u pastruar për vete. Këta ne na thajnë me tokë, me shtëpi, me mulli me krejt”
Ngrenë dyshime edhe për manipulime, ndaj I janë drejtuar drejtësisë.
“Ka krijua dhe po bën çdo gjë, çdo lloj manipulimi, të cilat ne i jemi drejtuar drejtësisë për manipulimet. Ka futur emra që nuk ekzistojnë në fshatin tonë”
Komuniteti i banorëve të Madheshit në Mat, thonë se do të vijojnë rezistencën për të mos lejuar ndërtimin e HECIT në zonën ku jetojnë.
“Do vazhdojmë proceset gjyqësore deri në pikën e fundit, deri sa të gjemë ne të drejtën tonë. Është edhe një ligj tjetër që nuk dëshirojë të vihet në zbatim, është kanuni i Lekë Dugagjinit."



