Për pushime në atdhe, rreth 6 mijë persona mbërritën deri në mesditë në portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 16:46
Vijon kthimi i emigrantëve në atdhe. Kjo e dielë, 7 gusht, ka regjistruar numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në vetëm një ditë.
Gjatë ditës së sotme, 5,913 udhëtarë kanë zbritur nga 4 tragete të linjave të Barit dhe Ankonës në Durrës.
Ndërsa 4 mijë udhëtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në mbrëmje me dy tragetet e radhës.
Të gjithë të ardhurit në Shqipëri janë kryesisht emigrantët që jetojnë e punojnë në Itali, por edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.
