Vlorë, rrezikoi të mbytej në plazhin “Uji i Ftohtë”, 60 vjeçarja dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 14:16
Një 60 vjeçare e cila po lahej në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Vlorë ka rrezikuar të mbytet.
“Sot (7 gusht 2022), rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
