SHIKONI PAMJET/ Korçë: Apartamenti përfshihet nga flakët, banorët dëgjuan një shpërthim

Një zjarr ka rënë në një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korcës ditën e sotme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga informacionet e siguruara nga gazetarja e Ora News, sipas banorëve është dëgjuar një zhurmë e madhe, e cila dyshohet të ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi.

Dëme materiale janë të shumta, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

"Në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G. M., dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka lëndime në njerëz. Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit," njofton policia.

Zjarrfikësja ende po punon për shuarjen e flakëve.