Incineratorët, Malltezi: 5-së pyetje të thjeshta për shqiptarët por të vështira për drejtësinë e kapur nga Soros

Anëtari i Këshillit të PD Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë nag selia blu ku tha se incineratorët bien ndesh qoftë me strategjinë, qoftë me planin e menaxhimit të mbetjeve nga BE.

Malltezi ngriti 5 pyetje për SPAK përgjigjet e të cilave tregojnë paligjshmërinë me incineratorët.

Sipas tij përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të thjeshta për shqiptarët por të vështira për drejtësinë e kapur nga Soros.

Jamarbër Malltezi: Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.  Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve. Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë. Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian. 

Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:

1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?  
2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?
3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?
4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?
5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?

"Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros. Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin sepse ata i ndajnë paratë së bashku. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?",
u shpreh Malltezi.