“Të zhgënjyer nga transparenca”/ Bordi uli naftën me 1 lekë, qytetarët: Tallje! Të jetë sa e ka rajoni

Bordi i Transparencës vendosi të shtunën të ulë çmimin e naftës me vetëm 1 lekë, krahasuar me vendimin e fundit. Për qytetarët konsiderohet qesharake dhe kërkojnë minimalisht që çmimet të barazohen me vendet e rajonit.

Pasditen e së shtunës Bordi i Transparencës vendosi ndryshimin e çmimit të karburanteve të cilat janë reflektuar në pikat e karburanteve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vlera tavan  vendosur për naftën është 220 lekë.

Por uljen me vetëm 1 lekë nga vendimi i fundit i datës 2 gusht, drejtuesit  e vlerësojnë si të pavlerë.

“Po e uli me 1 lekë, kjo është tallje po ҫfarë të bëjmë… Edi Rama.

Edi mos të ketë probleme po populli s’ka gjë. Janë duke u tallur me popullin,” thonë qytetarët.

Përballë krizës së rritjes së çmimeve ata ndihen të pafuqishëm për të blerë naftë në këtë situatë.

“Nuk ka më keq më. Shumë i lartë, me këto rroga e pensionet që janë është shumë i lartë,” thotë ai.

Kërkesa e tyre është që çmimi të jetë në përpjestim të drejtë me vendet e tjera fqinje, pasi bursa ndryshon njësoj për të gjithë, por bordi i krijuar për të ndalur abuzimet sipas tyre nuk po vepron me transparencë.

“Është anti-kombëtar. Ata janë hajdutë prandaj po e bëjnë se nësqoftëse ulet në të gjithë botën, duhet të ulet dhe këtu. Këtu vetëm ngrihet dhe të gjitha shkojnë në xhepat e kryeministrit dhe hajdutëve të tjerë që ka. Të jetë sae kanë fqinjët tanë. Sa është në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi duhet të jetë dhe këtu,” thonë ata.

Ulje me vetëm 1 lekë pësoi edhe gazi, nga 81 në 80 lekë. Ndërsa benzina krahasuar me vlerën maksimale të lejuar për tu tregtuar me pakicë, është më e ulët, 199 nga 207 lekë litri.

Deri në vendimin e ardhëm disa prej qytetarëve mundohen në maksimum të kursejnë.

“Ika se po harxhoj, se mu harxhua nafta,” thotë një tjetër.