Bilanci për korrikun: Për 33 policë është kërkuar arrest me burg, 15 janë pezulluar, 5 arrest shtëpie

Edhe në muajin korrik përfshirja e punonjësve të policisë në vepra të ndryshmë penale ka qenë e lartë.

Agjensia e Mbikqyrjes raporton se për muajin korrik në prokurori janë referuar 20 raste më 29 punonjës të uniformave blu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tashmë për 33 punonjës policie është kërkuar arrestimi apo ndalimi i tyre. Më konkretisht, gjykata ka vendosur që 11 prej tyre të lihen me masën e arrestit me burg dhe për 5 arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitje.

Masë për pezullimin nga detyra, gjykata ka vendosur për 15 efektivë.

Ashtu si edhe në muajt e kaluar, efektivet e rendit dhe sigurisë publike kryesojnë për numrin e ankesave të ardhur nga qytetarët me 67 raste.

Pas rendit dhe sigurisë janë efektivët e hetimit të krimit që kanë marrë 48 shkresa. Por nuk kanë munguar rastet kur të denoncuar janë vetë punonjësit e Agjensisë së mbikqyrjes policore.

Një operacion i kryer në Shkodër çoi në pranga 14 efektivë të cilët akuzohen për një tender të dyshimtë në komisariatin e Malsisë së Madhe.

Por nga gjykata të gjithë u lanë në masa lehtësuese.