New York, çifti humbi jetën pasi ra nga kati i 6-të i banesës, miqtë të shokuar nga humbja e tyre
Miqtë e çiftit shqiptar, Florind Belliu 35 vjeç dhe Ornela 28 vjeç që ndërruan jetë ditën e djeshme (6 gusht 2022) pasi ranë nga kati i gashtë i banesës në të cilën jetonin kanë mbetur të shokuar nga lajmi I hidhur.
“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkroi në rrjetin e tij social instagram aktori Irgen Çela.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme. 35-vjeçari ra bashkë me Ornelën nga kati i gjashtë. Sipas raportimeve të deritanishme nuk ka një eksprtizë lidhur me rrethanat e sakta të ngjarjes nëse ka qenë aksidentale apo një akt vetvrasës.
Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët u gjetën shëndosh e mirë brenda banesës. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë.
