VIDEO/ Zjarri i madh në Mirditë, aksionit për shuarjen e flakëve i bashkohet helikopteri i Forcave Ajrore
Nga Ora News Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 16:21
Aksioni për shuarjen e flakëve në Bukëmirë të Mirditës i është shtuar dhe një helikopter i forcave ajrore.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi në faqen e tij në Facebook.
Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni.
Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme.
Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.
