Divjakë, zjarri rrezikon banesat në Gradishtë, deputeti Baçi: Ndërhyni sa nuk është vonë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 16:01
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Gradishtë të bashkisë Divjakë.
Deputeti demokrat, Luan Baçi, thotë se banorët janë të alarmuar dhe të rrezikuar nga zjarri që po u afrohet shtëpive të banimit.
Ai thotë se janë lajmëruar zjarrfikëset, policia dhe askush nuk reagon.
Bashkia Divjakë është gjithashtu inekzistente, sipas tij.
Baçi u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme dhe të ndërhyjnë sa nuk është vonë.
"Papërgjegjshmëria e tyre, rrezikon jetë", nënvizon Baçi.
Autoritetet njoftuan për 23 vatra zjarri të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktive mbeten zjarret në Klos, Durrës, Kurbin dhe Shkodër.

