Pa këmbë por pa shtrat, kërkesa e vetme e 72 vjeçarit është sigurimi i një krevati ortopedik

Prej tre vitesh Hysen Shehu qëndron I shtrirë në pamundësi për të ecur për shkak të këmbëve të dëmtuara.

“Nuk dal dot se nuk eci dot.”

Sëmundja e diabetit bëri që mjekët tja presin njërën këmbë ndërsa tjetrën e ka të kalbëzuar gjë që bëri që mjekët tja presin njërën këmbë, ndërsa tjetrën e ka të kalbëzuar, gjë që I ka pamundësuar lëvizjen.

“Fati im i keq.”

Hyseni ka mbetur në mëshirën e fatit dhe me sytë tek dera e dhomës i dergjur mes dhimbjesh teksa pret të birin të kthehet nga puna ose nipin ti japi një lugë supë ose një gotë ujë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Vjen çuni dhe nipi më ndihmojnë shumë.”

72 vjeçari tregon se shëndeti I tij përmirësohet nga dita në ditë, ndërsa lutet me lot në sy që ti mundësohet një krevat ortopedik pasi jeta e tij tashmë është e lidhur ngushtë me shtaratin.

Pavarësisht të gjitha problemeve ai nuk I ka humbur shpresat dhe beson se dikush mund tja kthejë buzëqeshjen sadopak.

“Kam nevojë për një njeri që të më shërbejë."

Teksa stafi I Ora News largohet amaneti i tij është që të mos e harrojmë dh eta kemi në vëmendje si rast.