Pas Berishës, edhe Meta në protestën për Jonadën, shoqërohet nga i biri dhe Agim Nesho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 19:55
Pas kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetëve demokratë në protestën e qytetarëve u shfaq dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i shoqëruar nga i biri Besarti dhe diplomati Agim Nesho, nënkryetar i kësaj partie.
Me qindra qytetarë po protestojnë te Ministria e Brendshme për vdekjen e vogëlushes Jonada në plazhin e Potamit.
Ajo humbi jetën me 2 gusht pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga efektivi i policisë Arjan Tase.