Pogradec, plagos me thikë 24-vjeçarin pas sherrit, prangoset 21-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradec

Mësohet se një 24-vjeçar është goditur me thikë nga një 21-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.