Homazhe për Jonadën e vogël në Shëngjin, qytetarët hedhin lule në det dhe ndezin qirinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 19:36
Një marshim homazh është zhvilluar në Shëngjin pasditen e sotme lidhur me tragjedinë e Himarës ku u vra me skaf nga një polic një 7-vjeçare.
Qytetarë dhe përfaqësues të klerit katolik janë mbledhur tek kisha dhe kanë marshuar drejt bregut të detit, duke vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj për vogëlushen.
Bashkë me ta ka qenë edhe ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili ka bërë një lutje bashkë me të pranishmit për Jonadën e vogël.




