Dëshmon i mbijetuari i atentatit në Milot, Brahimi tregon intenerarin e rrugës, por nuk ka dyshime për atentatorët
Pas 2 tentativave efektivët e policisë së shtetit kanë arritur ti marrin një dëshmi Ylli Brahimit të mbijetuarit e atentatit të 22 korrikurt në Milot ku humbi jeten Klisman Preci
Burimet nga policia bejnë më dije se ai ka treguar mbi intenerarin e lëvizjes ditën e ngjarjes. Sa i përket pyetjes mbi personat që ai kishte dyshime si organizator apo pjesëmarrës në atentat mësohet se është shprehur i rezervuar duke deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Që prej ardhjes në krye të drejtorit të ri të policisë kriminale Neritan Nallbati janë angazhuar një numër i lartë efektivash për zbardhjen e ngjarjës.
Deri më tani policia ka në dorë 2 automjete për eksertizë Audi që u gjet i djegur në afërsi të Krujës si dhe automjetin e blinduar të Ylli Brahimit.
Po ashtu për ekspertizë janë dërguar 2 armë zjarri që dyshohet të jenë të autorëve e ndërsa po punohet me nje grup hetimor për sekuestrimin e qartësimin e pamjeve filmike e cila shikohet si e vetmja provë për uniformat blu.
Klisman Preci dhe Ylli Brahimi mbrëmjen e 22 korrikut 2022 sapo kishin kishin pirë kafe ishin nisur në drejtim të banesës kur persona që dyshohet të jenë 4 kanë qëlluar me bresheri duke lënë të vdekur të riun Preci.
Vetëm në pak ditë në atë zonë humbjen jetën edhe 3 të rinj si pasojë e një atentati por ende Drejtoria Vendore e policisë së Lezhës nuk ka arritur dokumentimin e tyre me prova ligjore.
