"Autostop" tek "Ali Demi" në Tiranë, 25 vjeçarit i gjejnë në shtëpi qesen me mbi 3 kg kanabis
Një person është arrestuar ndërsa 2 po procedohen në gjëndje të lirë
Policia e Tiranës organizoi operaiconin “Autostop” duke vënë në pranga një person ndërsa 2 procedohen në gjëndje të lirë.
Në pranga ra 25 vjeçari I.L për prodhim dhe shitje të drogës ndërsa u proceduan një djalë, i identifikuar me inicialet K.A dhe një vajzë.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, automjetin me drejtues 25 vjeçarin dhe pasagjere vajzën 20 vjeçare.
“Shtetasi I . L., pasi ka ndaluar automjetin, i ka dhënë nga dritarja, shtetasit K. A., një sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 25 vjeçar shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
