“4 heronjëve” u thahen buzët/ Banorët e kësaj lagjeje në Vlorë, 1 orë ujë të ndotur në ditë

Banorët e lagjes “4 heronjtë” në Vlorë ankohen për mungesën e ujit të pijshëm. Ata pohojnë se uji shkon vetëm 60 minuta në ditë, ndërsa edhe kur ai arrin në rubinetët e tyre, uji është I ndotur dhe I papijshëm. Edhe pse ndodhet pak kilometra nga qendra e qytetit kjo lagje nuk ka parë asnjë investim edhe në infrastrukturë.

Ndodhet më pak se 2 kilometra nga qendra e Vlorës, por në lagjen “4 heronjtë” nuk shkon pijë uji i pijshëm.

Banotët thonë se në këto ditë të nxehta të verës, situate po bëhet akoma më keq.

"Problemi i parë, kryesor është që s'kemi ujë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

As 15 minuta, ca 30 minuta. Çfarë do më parë," thonë ata.

Uji që rrjesh më pak se 60 minuta në ditë, është i ndotur, ndërsa  bashke më të në shtëpitë e qytetarëve shkojnë edhe zvarranikë.

"Të vish të shikosh, kemi 40 minuta ujë vetëm në mëngjes. Të besohet apo nuk të besohet, dje në tubacionin brenda kam gjetur gjarpër," thotë një banor.

"Ai ujë nuk është i pijshëm. Na erdhi dhe një nepërkë brenda saj, është depo hapur, ka papastërti," tha një banore.

Infrastruktura rrugore është një tjetër problem për banorët e fshatit.

"Rruga kjo që ka qenë, është e mbushur vetëm me mbeturina. Kam menduar  të iki e të mos e kthej kokën mbrapa. Më janë mërzitur dhe fëmijët, nuk jetohet më këtu. Kam dy djem. Do iki, thotë i madhi. Edhe tjetri është në shkollë. Kur të mbaroj shkollën do iki thotë. Punon kamarier. Po ça do bëhet, unë shkova 50 vjeçe ca do të shoh më unë. " thotë një banore.

"Rruga siç e shikoni ka qenë copë-copë që atëherë. Kanali i ujërave të zeza është deri këtu," thotë një banor.

Ata thonë se janë ankuar disa herë në bashkinë e Vlorës, për këto problematika, por që nuk kanë marrë asnjëherë zgjidhje nga instiucionet përkatëse.