Tentuan të hyjnë në Shqipëri përmes Rinasit, deportohen 2 shtetas iranianë që erdhën nga Gjermania

Një burri dhe një gruaje, të cilët janë identifikuar si Batool Soltani dhe  Afshin Kalantari, me shtetësi gjermane por me origjinë nga Irani, u është ndaluar hyrja në vendin tonë.

Ata kanë mbërritur para disa ditësh në aeroportin e Rinasit me ftesë të ASILA-s së regjistruar dhe legale (Shoqata për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri) për të marrë pjesë në ceremoninë e miqve të tyre nga Gjermania.

Sipas informacioneve policia shqiptare e ka arsyetuar deportimin e tyre, duke u shprehur se përbën një kërcënim serioz ardhja e tyrë në Tiranë dhe për këtë arsye është menduar deportimi.

Pikërisht e njëjta përgjigje i është dhënë edhe Ambasadës së Republikës së Gjermanisë në Shqipëri ndaj kërkesës së tyre për shpjegim, madje edhe policisë gjermane.