Sanchez: Ndodhemi larg Ballkanit, objektivat na bashkojnë

Pedro Sanchez, Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të mbajtur me Kryeministrin Edi Rama, Sanchez u shpreh se dhe pse Spanja ndodhet larg Ballkanit Ajo çfarë e afron janë objektivat.

Pedro Sanchez: 24 shkurt na ndryshoi hapat, invazioni rus në Ukrainë prek të gjithë integritetin territorial. Vë në dyshim të gjithë rendin ndërkombëtar. Kjo luftë në Europë nuk do të ndryshojë kurrë vlerat që na bashkojnë, ka treguar fortësinë e BE, rrugë të cilën duhet ta ndjekim. Në këtë udhëtim në Shqipëri dua të nënvizoj gjithashtu që të jap, një shembull të qartë për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor. Ndodhemi larg Ballkanit por objektivat na bashkojnë. Dhe unë e përkrah vullnetin Europjan të këtyre vendeve. Uroj që kjo rrugë që ka filluar Shqipëria drejt BE të jetë i suksesshëm. Mendoj se është ide pozitive që përveç proceseve të aderimit dhe për marrëveshjet është e mirë ideja për të krijuar këtë komunitet politik europjan.