Kur do aderohet Shqipëria në BE? Sanchez: Nuk vendosim afate. Rama: Janë detyrat tona, nuk presim afate
Si e parashikon kryeministri spanjoll rrugën e aderimit të Shqipërinë në integrimin europian?
Pedro Sanchez: Nuk mund të vendosim afat të caktuar porshprehim përkrahjen politike që kjo rrugë e aderimit të jetë sa më e shpejtë.Unë jam optimist për të ardhmen e BE-së. E kemi të qartë se kush janë detyrat tona dhe duhet ta bëjmë sa më shpejt. Jam optimist se me pandeminë dhe luftën po shikojmë një proces të shpejtimit të këtij procesi.
Duhet të vijojmë të forcojmë tregun tonë të brendshëm. Kjo do të thotë të futen dhe vende të tjera. Prandaj integrimi më i madh dhe përkrahja e Ballkanit Perëndimor duhet t asahohim me optimizëm. Janë dy detyrat që kemi ne. Integrimi i Ballkanit Perëndimor do të forcojë Bashkimin Europian.
Edi Rama: Në procesin e gjatë të çeljes së negociatave kemi marrë mësim. Asnjëherë mos i vër vetes afate kur je duke ndërvepruar me BE-në. Për ne është e rëndësishme që negociatat janë çelur dhe mund të shfrytëzojmë këtë kanal transferimi të jashtëzakonshëm të dijes e shtetndërtimit. Ne nuk presim nga presidenca spanjolle, belge apo hungare të bëjnë punën tonë dhe të vendosin afate se kur bëjmë detyrën tonë.
Se kur i bëjmë detyrat tona është aftësia dhe këmbëngulja jonë. Ajo që presim nga presidenca spanjolle është të zgjerojnë bazën e këtij ndërveprimi mes nesh Ballkanit Perëndimor dhe BE-së duke hapur rrugë për sinergji të reja.
Të stimulojnë më tutje paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Të mbështesin nismat tona dhe të jenë më present edhe në rrugë bilaterale kur foli për forumin e biznesit spanjoll në të gjithë rajonin dhe të udhëheqin një proces që ky komunitet i ri europian të marrë një formë konkrete si hapësirë e re ku jemi të lidhur me njëri tjetrin. Nuk duhet të presim një luftë, pandemi apo zjarret që të ulemi në tryezë. Është njëproces Win – Win dhe presidenca spanjolle ka një rol që mund ta luajë për të fuqizuar këtë sinergji europiane, rreth vlerash e parimesh si ato që na kanë bërë edhe kundër agresionit rus.
Spanja merr presidencën e BE-së në 2023.
Me takimin në Shqipëri kryeministri spanjoll mbyll turin 5 ditor në Ballkanin Perëndimor.