Kryeministri spanjoll në Tiranë, Rama: Ka rritje të interesit të sipërmarrjeve
Kryeministri Edi Rama tregoi rreth temave për të cilat ka diskutuar me Pedro Sanchez, Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës.
Një iniciativë e Spanjës për të afruar komunitetin e sipërmarrësve spanjoll me rajonin, një iniciativë rajonale ishte pjesë e diskutimeve.
Gjithashtu Rama tha se kanë folur dhe për Ballkanin e Hapur dhe për të gjitha nismat në rajon që nxisin ekonominë, nxisin lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave e kapitaleve.
Edi Rama: Me Spanjën në mënyrë bilaterale ne duam të vazhdojmë. Kemi folur dhe për një iniciativë të Spanjës për të afruar komunitetin e sipërmarrësve spanjoll me rajonin, një iniciativë rajonale. Kemi diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe për të gjitha nismat në rajon që nxisin ekonominë, nxisin lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave e kapitaleve. Është e mirëpritur që kjo të ndodhë. Ne po shohim një rritje të interesit në Shqipëri, rritje të interesit të sipërmarrjeve. Kemi dy nga operatorët turistik më të rëndësishëm që janë angazhuar në Spanjë. Melia grup ka nënshkruar 5 apo 6 kontrata me struktura të reja hotelerie në Shqipëri. Nga ana tjetër me shoqerinë Endesa kemi firmosur një marrëveshje mirëkuptimi në Madrid dhe po diskutojmë për përfshirjen e kësaj shoqërie të shoqerisë të gazitë në shoqerinë tonë.
Pedro Sanchez, Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Tiranë.
Sanchez u prit në një ceremoni zyrtare nga Edi Rama. Më pas nën praninë e tij u nënshkrua një marrëveshje nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi dhe ambasadori spanjoll Álvaro Renedo Zalba për grupe të përbashkëta për të hetuar krimin e organizuar .
