"Politikan i shkëlqyer, mik i madh e shok i PS-se" Rama e kryeministri spanjoll flasin me superlativa për njëri tjetrin
Në konferencën për median kryeministri Edi Rama dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez iu drejtuan me superlative njëri tjetrit.
Sanchez e quajti Ramën “mik i madh dhe shok i PS-së”
Edi Rama: "Kryeministër i dashur Pedro shumë faleminderit për vizitën. Unë kur e kam uruar Pedron ditën që u bë kryeminstër i kam thënë:Më në fund, në Spanjë do të jetë në krye të qeverisë dikush, që jo vetëm e di ku bie Ballakni, por e ka jetuar Ballkanin në ditët e veta më të vështira.
Dhe mbase ky është shansi ynë i fundit që Spanja të jetë pak më e pranishme në Ballkan. Dhe kjo vizitë e mirëseardhur është, besoj unë, prova që kam patur shumë të drejtë që jam gëzuar, si socialist, por edhe si kryeministër i Shqipërisë, për fitoren dhe zgjedhjen e kryeministrit Sançes."
Pedro Sanchez: “Është një nga politikanët më të shkëlqyer që unë në vitet e mia si shef i qeverisë kam takuar, jo vetëm nga mënyra si shprehet por angazhimet europiane dhe formën si vepron e bën politikë, që janë hapa shumë të rëndësishme të Shqipërisë në plan kombëtar. Jam mirënjohës e falenderoj. Nuk është komplimet por e besoj dhe uroj shqiptarët që kanë këtë kryeministër"
Me takimin në Shqipëri kryeministri spanjoll mbyll turin 5 ditor në Ballkanin Perëndimor.
