Rama: Dje futeshin bandat në aeroportin e Rinasit , sot jemi më të sigurt sepse është rritur siguria

Kryeministri Edi Rama nga terminali i ri i aeroportit në Rinas, kujtoi edhe grabitjet e bandave që janë bërë në këtë aeroport

Ai tha se aeroporti sot është shumë më tepër i sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe pasi është shtuar numri i punonjësve të sigurisë.  

Rama: Edhe siguria e mbajmë mend të gjithë me shqetësim e revolt skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila u vu prapa hekurave si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë nga kompania që operonte aeroportin më parë. Kështu ndodh në të gjitha vendet.

Policia bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet, identifikon pikat kritike dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Sot jemi shumë më tepër të sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit për ta zbatuar, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë këtu. Kjo bëhet për rritje të cilësisë së shërbimit për pasagjerë.