Grupi parlamentar i PD kundërshton në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike

Grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.
Deputetët demokrat i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetutese që të shprehet se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjithashtu kërkohet që Gjykatëa Kushtetutese të shprehet nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit.
Për deputetët demokrat ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë. Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjell shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së jashtme Olta Xhacka.
