Aksident në Lezhë-Shkodër, 4 të plagosur pas përplasjes së dy makinave në Blinisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 14:35
Një aksident i rëndë u shënua këtë të dielë në aksin Lezhë-Shkodër, ku një veturë u përplas me një kamionçinë pranë fshatit Blinisht.
Siç tregojnë pamjet, goditja ka qene e forte.
Për pasojë 4 persona që udhëtonin dy mjetet mbetën të plagosur.
Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, nga ku konfirmohet një se prej të plagosurve ishte në gjendje më të rëndë.
Policia e Lezhës ndërkohë ka nisur verifikime për shkaqet e aksidentit.
