Tre vite nga tërmeti pa bonus qiraje, familja Shabani apelon për ndihmë

Gati tre vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 familja e Mërsin Shabani ende nuk di çfarë do të ndodhë me ta.

“Nuk ka kanë dhënë asnjë lloj përgjigjeje. Vetëm sa na mbajnë me shpresa, do bëhet tani, do bëhet tani.”

Tërmeti i 2019 e nxori të pabanueshme shtëpinë e tyre e që prej asaj kohe njësia administrative u mjaftua ti ndihmonte vetëm me një kontejner.

Në kontejner kanë qëndruar për gati tre vite në të nxehtë e në të ftohtë, të paktën deri më 15 korrik.

“Më 15 korrik na u dogj dhe ai, nga rryma elektrike.”

Pamjet tregojnë kontejnerin e shkrumbuar. Nga 15 korriku familja është vendosur në shtëpi me qira.

“Dua vetëm një çati ku të fus kokën.”

34-vjeçarja thotë se e ndihmojnë të afërmit për të paguar qiranë pasi nuk ka mundësi.

“Asnjë të ardhur nuk kam.”

Manjola vajza e shtëpisë thotë se nga bashkia nuk kanë marrë asnjë të ardhur me pretendimin se nuk u takon.

“Nuk kemi marrë asgjë. Kemi shkuar, jemi interesuar, na kanë thënë nuk ju takon.”

Apeli shkon për ndihmë pasi jetesa për të dhe babain e saj janë kthyer në një makth.