Zjarret në Dropull, përpjekje përmes tokës dhe ajrit për shuarjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 15:39
Zjarret vijojnë të jenë shqetësuese në vendin tonë.
Forcat e shërbimit zjarrfikës janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme nëpërmjet tokës dhe ajrit që prej ditës së djeshme për të vendosur në kontroll flakët që patën fillesën në Dropull dhe përfshinë me pas zonën Pecë-Kardhikaq dhe Muzinë , të bashkisë Finiq.
Konkretisht në zonë po veprojnë ekipet e shërbimit zjarrfikës dhe ushtrisë dhe nëpërmjet ajrit po veprojnë avionët e ardhur nga Greqia si dhe një helikopter i ushtrisë.
