“Meta spiun” Burimi: Rama do të skualifikojë opozitën në Shqipëri, familja e tij ka punuar për regjimin

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Genc Burimi u shpreh se e sheh me shumë dyshim daljen e lajmit që Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, sidomos pasi la presidencën.

Sipas tij, Rama kërkon që skualifikojë opozitën shqiptare, ashtu sikurse ka bërë me Berishën dhe Bashën më herët.

Ai shtoi se Rama nuk duhet të ndërhynte në çështje të tilla dhe se nuk mund ta zhbëjë ndjenjën opozitare, përkundrazi e ka fuqizuar.

Burimi: Unë e shoh me dyshim këtë gjë sepse përkon me momentin ku lë presidentin dhe po fuqizohet opozita. Shoh tentativë të Ramës për diskualifikimin e opozitës që është një sipërmarrje e gjatë e tij qysh me Bashën kur e quante luli i vogël, me Berishën non grata dhe Metën Spiun. Ky është një plan i Ramës për të diskualifikuar opozitën e vendit, bashkë me elektoratin që e ka votuar atë. Kur pushteti tenton të mbysë opozitën kjo është shqetësuese. Rama është kot, sepse opozita nuk ndalohet.

Rama bëri me opozitën në Shqipëri, me atë që bëri Putini me ndjenjën kombëtare ukrainase. Kjo ndjenjë opozitare lulëzoi kur Berisha u shpall non grata, po ashtu shtohet me këtë farsë dhe komedi të re, me denigrimin e figurës së Metës si spiun. Rama mori penën dhe shkruajti për këtë çështje, çka me krijon një problem të madh. Ai është i biri i Kristaq Ramës, sepse është i biri i një familjeje që ka punuar për regjimin e kaluar.  Rama thotë se s’ka dorë në këtë çështje, duke thënë se e keqja sot Shqipërisë i vjen nga Meta, ndërkohë që hackerat po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në dritë.