Premtimet e bashkisë zënë pluhur, banorët: Asnjë invesitim, bëjnë sikur vendosin piketat

Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin për rrugës Kris Maloki.

Në këtë rrugë nuk ka pasur ansjë investim që prej vitit 1993.

“Është shtruar me qakull dy herë nga bashkia. Nuk ka kanalizim, prishet. Jemi mbledhur disa herë që ta rregullojmë me financat tona por investimi kushton,”

“ Njëqind herë kanë bërë piketime. Kështu e mbajmë mend që kur kemi ardhur.”

Kërkesat ja kanë drejtuar bashkisë së Tiranës por përgjigja në kohë fushate se rruga do të rregullohet tashmë është kthyer në një klishe që banorët nuk e besojnë.

“Kemi bërë kërkesë në bashki por asgjëe nuk është bërë.”

“Kanë ardhë në fushatë e kanë thënë do ta rregullojmë. Gjithmonë në kohë fushate.”

Segmenti 1 km përballë fabrikës së miellit lidh rrugën 3 Dëshmorët të Yzberishtit me Unazën e Re. Kësisoj nuk është domosdoshmëri vetëm për banorët e lagjes.

“Problem për banorët, problem dhe per rrugëtarët.”

Rruga është skandal, me gropa. Me makinë nuk kalohet fare. Në thatësirë të mbyt pluhri ndërsa kur bie shi balta.

“Pluhuri është I padurueshëm plus balta kur bie shi.”

“Ne I çojmë fëmijët në shkollë, duhet ti vendosim në shpinë.”

“Kur bie shi këtu duhet me vesh çizmet, tani të mbyt pluhuri.”

Disa nga banorët janë të ardhur nga rrethet dhe thonë se as në fshatrat që kanë lënë rrugët nuk kanë qenë aq keq. Ata kërkojnë që të investohet sa më parë.