Pedagogia Belshaku: Duhet lobuar që të krijohen fonde për banesa sociale për të mbijetuarat e dhunës
Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale Sabina Belshaku duhet lobuar për fonde shtesë për banesa sociale për të mbijetuarat e dhunës në familje.
Ajo tha se Vëmendja e shtetit duhet të jetë shumë e madhe për t’i mbështetur OJQ-të dhe viktimat e dhunës në familje.
Belshaku: Në duhet të lobojmë fort pranë ministrive dhe bashkive që të ndërtohen dhe të krijohen fonde shtesë për banesa sociale për të mbijetuarat e dhunës në familje. Të gjithë ngrenë zërin që nuk ka banesa sociale. Vëmendja e shtetit duhet të jetë shumë e madhe për t’i mbështetur. Në rastin konkret OJF-të në Shqipëri i kanë shërbimet të përkohshme, dhe e mban gruan për 1 ose 2 javë.
Është detyrë e policisë së shtetit që ta lajmërojë gruan që ajo mund të marrë mbrojtje të menjëhershme. Çështja është se ligji është, por shërbimet janë të vakëta dhe nuk ofrohen në kohë. Nuk ka specialistë për shërbimet dhe në funksionimin e institucioneve. Problem është edhe monitorimi i urdhrave të mbrojtjes.
